Një person u zhduk në Shqipëri, teksa autoritetet dyshojnë se viktima ka rënë në rrjedhën e lumit Mat.

Me këtë rast, njësitet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e FSK-së në kërkimin dhe shpëtimin e viktimës.

Vendimin për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së e mori qeveria, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, teksa presidentja Osmani ka ndarë detaje mbi rastin.

“Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit Jurgen Karaj.

FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë” deklaroi presidentja.

Related Posts