Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vlerësuar se Kosova përballet me probleme serioze me cilësinë e ajrit të ambientit që rezulton me efekte negative shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare, frymëmarrjes dhe vdekshmërisë së parakohshme.

Në raportin vjetor për vitin 2025, IKSHPK ka theksuar se cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, teksa Prishtina ka dalë qyteti më i ndotur.

Ekspertët e Institutit Kombëtar kanë paralajmëruar dhe alarmuar se në qoftë se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe se rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

“Sipas të dhënave nga 12 stacioneve automatike të monitorimit të cilësisë së ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik, Kosova viteve të fundit po përballet me ndotje të lartë te ajrit me partikulat me madhësi PM10 dhe PM2.5, në qytete si Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Gjilani”, thuhet në raport.

Spas IKSHPK-së, tejkalime të vlerave maksimale ditore gjatë viteve ka pasur gjithmonë në shumë stacione monitoruese, teksa ka shtuar se si rrjedhojë e kësaj ndotje është vërejtur rritje e numrit të vizitave dhe pranimeve spitalore gjatë muajve të ftohtë.

IKSHPK ka nxjerrë disa rekomandime për industrinë, energjinë, transportin, për planifikimin urban, prodhimin e energjisë, për menaxhimin e mbetjeve komunale dhe bujqësore, por edhe ka propozuar masa në nivelin qeveritar.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts