Avokatët e Metës kërkuan që masa të zëvendësohet me një më të lehtë, si detyrim paraqitjeje apo ndalim i daljes jashtë shtetit, por gjykata e refuzon.
Sipas Euronews Albania, pavarësisht argumenteve të mbrojtjes, gjykata vendos se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ndryshimin e masës, duke lënë Metën pas hekurave.