Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ushtruar të drejtën e votës nga burgu, një veprim që ai e ka cilësuar si simbolik dhe me rëndësi të veçantë për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Meta bëri të ditur se kishte rënë dakord paraprakisht me administratën e burgut që votimi të zhvillohej në orën 10:00 dhe me praninë e mediave, të cilat ishin njoftuar më herët.

Megjithatë, sipas tij, hyrja e gazetarëve në qendrën e votimit u ndalua në momentin që ai u shfaq i veshur me ngjyrat kuqezi.

Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë! Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat. Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit”, ka shkruar Meta.

Related Posts