Incident në parket – lojtarja e KBF Prishtina sulmon fizikisht kundërshtaren gjatë ndeshjes me Pejën

Një skenë e paprecedentë është parë sot gjatë ndeshjes mes KBF Prishtina dhe KBF Peja 03, e cila është zhvilluar para kamerave dhe publikut të pranishëm.
Burime të portalit tonë, bëjnë me dije se gjatë ndeshjes ka ndodhur një incident fizik, ku lojtarja e Prishtinës, Besjana Martinaj, ka sulmuar fizikisht lojtaren e Pejës, Arbnore Përquku, në parket në një moment që ka tronditur të pranishmit.