Një incident ka ndodhur para pak çastesh në Vorë, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me një qytetar në qendrën e votimit.
Noka e ka aukzuar qytetarin se po intimidon votuesit, por nga ana tjetër qytetari theksoi se dhe ai është votues.
Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.
Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.
Pas kësaj Noka ka dalë jashtë ambinteve të QV ku ka vijuar pëplasjen sërish me qytetarët.
Vijon përplasja:
Noka: E gjithë banda e Xhabaftëve është instaluar këtu dhe po vëzhgon.
Qytetari: Çfarë ke me mua, jam unë Xhabaft. Kam ardhur për të votuar këtu.
Noka: Unë kam vetëm një detyrë, të paralajmëroj.
Qytetari: Mos më kërcëno. Çfarë do ti këtu në Vorë. Ne jemi qytetarë që kemi ardhur të votojmë. Nuk ju duam në Vorë se keni vrarë 26 njerëz dhe fëmijë.