Emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është lakuar sot në raportimet e mediave gjermane.
Sipas mediave në Gjermani theksohet se sot Policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, pas një mosmarrëveshje për bartjen e maskës kundër COVID-19, në avionin e “Lufthansa”.
“Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskën. Kur erdhi piloti dhe nuk arriti të zgjidhë konfliktin, më pas erdhi policia federale”, thuhet në raportim.
Ndërsa tutje theksohet se sipas pasagjerëve të cilët ndodheshin në avion, kreu i qeverisë së Shqipërisë refuzoi aq ashpër vendosjen e maskës së përshkruar në kuadër të rregullave të pandemisë, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.
“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.
Gjithashtu u tha se shefi i Lufthanasa, Carsten Spohr, së fundi përmendi incidentin në një intervistë për Spiegel.
Edhe pse ai nuk përmendi emrin e Edi Ramës, theksoi se nukm ishte asnjë trajtim preferencial, kur bëhej fjala për detyrimin e mbajtjes së maskës, madje as për një kryeministër.