Derbi i Ligës së Parë i zhvilluar ditën e sotme mes Lirisë dhe Vëllaznimit la një shije të hidhur në fund të ndeshjes.

Teksa numër i shumtë i tifozëve ishin të pranishëm në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren për të ndjekur këtë duel, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, megjithatë e gjitha kjo u kthye në një incident me të mbaruar ndeshja, shkruan Sinjali Sporti.

Skuadra prizrenase triumfoi në këtë duel me rezultat minimal 1-0, por dy tifozëritë, ajo vendase dhe ajo e Gjakovës që kishin udhëtuar, u munduan të “qërojnë hesape” pas ndeshjes.

Sipas disa pamjeve në media, tifozët vendas hynë në fushë duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova dhe kësisoj nuk munguan as hedhjet e gjësendeve të forta në fushën me bar.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se kanë nisur hetimet.

“Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi shtoi se është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në incident.

“Pasi janë shqyrtuar të gjitha raportet dhe deklaratat, nga Stacioni Policor në Prizren është hapur rast “Lëndim trupor””, tha Bytyqi.

/GazetaSinjaliSport/

The post Incidenti mes tifozëve në duelin mes Lirisë dhe Vëllaznimit, Policia jep detaje appeared first on Sinjali.

Related Posts