Ajo që filloi si një luhatje e lehtë në janar, është transformuar në një krizë serioze të kostos së jetesës deri në nëntor të vitit 2025 në Kosovë. Të dhënat më të fundit na vizatojnë spitale të frikshme rritjeje: inflacioni është pothuajse katërfishuar brenda njëmbëdhjetë muajve

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregon përshkallëzim të çmimeve: nga një normë vjetore prej 1,5 për qind në janar, inflacioni pothuajse u katërfishua, duke arritur në 5,3 për qind në nëntor, ndërsa rritja mujore në nëntor ishte 0,4 për qind.

Kjo rritje ka prekur veçanërisht ushqimet bazë, energjinë dhe një sërë shërbimesh, duke e kthyer një valë të lehtë çmimesh në fillim të vitit në një presion enorm dhe të vazhdueshëm mbi buxhetet familjare.

Sipas raportit për muajin nëntor, kulmi vjetor i rritjes u shënua pikërisht në këtë muaj, me 5,3 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Një muaj më parë, në tetor, inflacioni vjetor ishte 5,1 për qind, me një rritje mujore 0,6 për qind.

Related Posts