Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi së bashku me zëvendësministrin e Financave, Agon Dobruna, kanë mbikëqyrur nga afër procesin e inspektimit të djeshëm.
Sipas një njoftimi nga ana e IQP-së, inspektorët Neki Krasniqi dhe Gëzim Sahiti kryen inspektime në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve.
“Deri më tani nga inspektorët e punës janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore ku u gjetën punëtorë të paformalizuar, orë jashtë orarit të rregullt të punës dhe orë të punës në vikende të pakompenzuara, ditë të pushimeve të pakompenzuara dhe shfrytëzuara si dhe punëtorë shtetas të huaj pa leje pune dhe leje qëndrimi në Republikën tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.