Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës, ka dhënë verdiktin për 45 minutat e para, me italianët që shkojnë në pushim me rezultat 2-0.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë rikthime dhe emocione. 

Zikaltërit e nisën mirë ndeshje, duke qenë të sigurt në mbrojtje, por të shpejtë në kundërsulme. 

Zhvillohej minuta e 21-të, ku nga një kundërsulm i tillë, ku Denzel Dumfries mori një pasim drejt zonës, ai pasoi te Lautaro Martinez që shënoi për 1-0. 

 

 

Barcelona kërkoi penallti për një prekje me dorë në zonë, por Szymon Marciniak, nuk mendoi njëjtë. 

Interi iu afrua golit të dytë me Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu, por dyshja e mesfushës nuk gjetën rrjetën. 

Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndaloi Lautaro Martinezin dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari polak vendosi për penallti. 

Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 2-0.  

 

 

Na pret një pjesë e dytë e zjarrtë, pasi që Barcelona nuk do të pajtohet me këtë rezultat. 

Related Posts