Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka përjashtuar mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për programin bërthamor të vendit, por sinjalizoi një gatishmëri për bisedime indirekte, ndërsa Trump kërcënoi me bomba dhe tarifa dytësore nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin.
“Ne iu përgjigjëm letrës së presidentit amerikan nëpërmjet Omanit dhe hodhëm poshtë opsionin e bisedimeve të drejtpërdrejta, por jemi të hapur për negociata indirekte”, ka thënë Pezeshkian gjatë një takimi të kabinetit në Teheran të dielën, shkruajnë mediat e huaja.