Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar përjashtimin e Vjosa Osmanit dhe të Haxhi Avdylit nga partia.
Ky paralajmërim i tij ka ardhur pasi Osmani dhe Avdyli e kanë përshëndetur zgjedhjes e Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes në krye të Podujevës.
“Ata e kanë shkelur statutin. E kanë përjashtuar veten nga partia. Dikush që e mbështet një kandidat të partisë tjetër në zgjedhje, s’ka çka lyp në LDK”, ka thënë Mustafa në Rubikon, shkruan Gazeta Insajderi.