Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një deklarate të drejtpërdrejtë për finalen e këtij edicioni.

E pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse e ndjek spektaklin dhe kush mendon se do të fitojë, ajo tha se për shkak të angazhimeve nuk ka mundësi ta ndjekë rregullisht. Megjithatë, Sara nuk hezitoi të japë një mendim të qartë për favoriten e saj.

“E shoh kur më lë mistreçja dhe punët e qeta. Për mua e meriton dhe e fiton Selin. Do kënaqem sa s’ka që në fund të fitojë një vajzë e re,” u shpreh Sara Gjordeni.

Related Posts