Gjykata Speciale në Hagë ka marrë  vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me të tjerët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo masë sigurie ndaj Thaçit është vazhduar edhe për dy muaj.

Vendimi është marrë dje nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Kujtojmë se Gjykata Speciale në fund të muajit të kaluar kishte vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.

Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, janë caktuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurti.

Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt.

Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Related Posts