Islanda do të bojkotojë festivalin e këngës në “Eurovisionin 2026” për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, njoftoi transmetuesi kombëtar RÚV.
Njoftimi vjen vetëm një javë pasi katër vende të tjera konfirmuan se po tërhiqeshin nga konkursi i vitit të ardhshëm në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Izraelit, raporton Euronews-i, transmeton Indeksonline.
Në një deklaratë të nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm Stefán Eiríksson, RÚV tha se vendimi i EBU-së për të lejuar transmetuesin publik izraelit KAN të marrë pjesë kishte shkaktuar përçarje të thella.
“Duke pasur parasysh debatin publik në vendin tonë dhe reagimet ndaj vendimit të EBU-së të marrë javën e kaluar, është e qartë se as gëzimi dhe as paqja nuk do të mbizotërojnë në lidhje me pjesëmarrjen e RÚV-it në festivalin e këngës në “Eurovision…”. Prandaj, është përfundimi i RÚV-it të informojë EBU-në sot se RÚV-i nuk do të marrë pjesë në festivalin e këngës në “Eurovision” të vitit të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.























