Izraeli e ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian, ndërsa ishte në transmetim direkt.

Pamjet nga momenti i shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë një shpërthim të fuqishëm që dëgjohet teksa një gazetare po fliste në transmetim të drejtpërdrejtë.

Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane “janë në prag të zhdukjes”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, raporton BBC.

“Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është në prag të zhdukjes. Evakuimi i banorëve përreth ka filluar”, shtoi ai, duke iu referuar urdhrit për evakuim të lëshuar më herët për pjesë të Distriktit 3 të Teheranit.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles
Check latest article from this author !
Olta Gixhari “shkëlqen” në Romë
Ndikim i jashtëzakonshëm i kafesë te gratë
Tuna provokuese dhe në top formë

Related Posts