
Ushtria izraelite ka deklaruar se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa drejt Izraelit të premten në mbrëmje dhe se vetëm “pak prej tyre” kanë goditur objektiva.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Effie Defrin, tha në një deklaratë me video se disa nga goditjet e raportuara ishin shkaktuar nga mbetjet e raketave të kapura nga sistemet e mbrojtjes ajrore, raporton CNN.
Defrin paralajmëroi gjithashtu se mund të ketë sulme të tjera gjatë natës dhe u bëri thirrje civilëve të qëndrojnë pranë vendeve të strehimit.
The post Izraeli thotë se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa dhe se ‘‘pak prej tyre’’ kanë goditur objektiva first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.