Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka bërë të ditur se ministri i Inteligjencës i Iranit, Esmail Khatib, u vra në një sulm gjatë natës.
“Në këtë ditë, priten befasi të rëndësishme në të gjitha fushat që do të përshkallëzojnë luftën që po zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut në Liban”, tha Katz gjatë një takimi me zyrtarët ushtarakë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Intensiteti i sulmeve në Iran po rritet. Ministri iranian i inteligjencës Khatib u eliminua gjithashtu gjatë natës”.
Ai shtoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte autorizuar ushtrinë “të vriste çdo zyrtar të lartë iranian… pa pasur nevojë për miratim shtesë”.
Kjo vjen një ditë pasi Irani konfirmoi vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Larijani, si dhe komandantit të forcës Basij, Gholamreza Soleimani.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklarim nga Iranit për vrasjen e zyrtarit të lartë të vet.






















