Pas deklaratave të Hamasit dhe presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për lirimin e pengjeve, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se Shefi i Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, është takuar me gjeneralët më të lartë për një “vlerësim të posaçëm të situatës në dritën e zhvillimeve”.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se “sipas urdhrit të nivelit politik”, Zamir u ka kërkuar Forcave Mbrojtëse të Izraelit që të përgatiten “për zbatimin e fazës së parë të planit të Trump për lirimin e pengjeve”, pa dhënë detaje se çfarë përfshin saktësisht ky urdhër, raporton timesofisrael.


Deklarata gjithashtu duket se konfirmon raportimet se liderët politikë i kanë urdhëruar IDF-së të ndalojë ofensivën për marrjen e qytetit të Gazës dhe në vend të saj të përqendrohet në operacione mbrojtëse, duke theksuar se “siguria e forcave tona është me rëndësi supreme dhe të gjitha kapacitetet e IDF-së do t’i caktohen Komandës së Jugut për mbrojtjen e trupave tona”.

“Shefi i shtabit theksoi se, për shkak të ndjeshmërisë operative, forcat duhet të tregojnë një gatishmëri dhe vetëdije të shtuar. Po ashtu, u theksua nevoja për një reagim të shpejtë për të neutralizuar çdo kërcënim”, shtohet në deklaratë.

Related Posts