Studimi i publikuar në revistën Evolution and Human Behavior, ka zbuluar se femrat i tërheqin më së shumti meshkujt që kanë karakteristika të triadës së zezë, narcisizmi dhe makiavelizmi.
Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, femrat i preferojnë meshkujt e “këqij”, dhe jo lajkatarët e zgërdhirë, sipas studimit. Gjithashtu, studimi u bën thirrje meshkujve të mos jenë të qeshur, por të vrenjtur.
Studimi tjetër i publikuar në Journal of Neuroscience tregoi se djersa e mashkullit i eksiton seksualisht femrat, duke shkaktuar rrahje të përshpejtuara të zemrës dhe ngritje të niveleve të hormoneve të stresit.
Kjo e hedh poshtë besimin se meshkujt duhet të mbajnë aromë sikur sapo të kenë dalë nga dyqani i Clavin Klein, me qëllim që femrat t’i bëjnë të çmenden pas tyre. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ata duhet t’i hedhin xhelet e dushit dhe deodorantet dhe ta neglizhojnë higjienën personale.