Është vendosur stadiumi se ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2027.
Dhe destinacioni i saj do të jetë Madridi, ku stadiumi i Atletico Madridit, “CIVITAS Metropolitano” është vendosur si stadiumi që do të zhvillohet finalja e këtij kompeticioni.

Këtë e njoftoi ministrja spanjolle e sportit, Pilar Alegria e cila dha dritën e gjelbër për mbajtjen e finales.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që finalja do të mbahet në “Metropolitano”, pasi që ishte mbajtur finalja edhe në vitin 2019 ku Liverpooli kishte mposhtur Tottenhamin për t’u shpallur kampion për herë të 6-të në Ligën e Kampionëve.