Është zbuluar tashmë se kush do të jetë opinionistja e parë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”.

Burime të portalit kanë mësuar se këtë rol do ta marrë gazetarja dhe producentja e njohur shqiptare, Dalina Buzi.

Oferta për këtë pozicion i është bërë nga vetë Olsa Muhameti, producentja e spektaklit, e cila ka zgjedhur Buzin si një nga figurat që do të sjellë energji, profesionalizëm dhe analizë të thellë në diskutimet e netëve të spektaklit.

Sipas të njëjtave burime, Dalina Buzi e ka pranuar tashmë ftesën dhe është gati të ulet në kolltukun e kuq për të komentuar zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Related Posts