Dallimi i rëndësishëm të cilin e tregon shtypja e gjakut midis dy duarve mund të jetë shenjë paralajmërimi për sulm në zemër apo sulm në tru, sipas një meta-analize të re të 24 studimeve globale të botuara në revistën Hypertension.
Një studim i ri ka zbuluar që secila shkallë e dallimit midis dy duarve është rrezik nga shfaqja e sulmit në zemër apo sulmit në tru gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm të jetës për një për qind.
Ky studim tregon edhe atë që sa më i lartë të jetë dallimi në shtypjen e gjakut midis duarve, është rreziku edhe më i madh vaskular, andaj është vendimtare të matet shtypja në të dy duart në mënyrë që të përcaktohet te pacientët se a mund të jetë në mënyrë të konsiderueshme rritja e rrezikut, kanë theksuar mjekët.
Dallimi prej 10 e më shumë apo më pak konsiderohet normal dhe s’ka arsye për brengosje.
Mirëpo, dallimi më i madh midis dy duarve mund të jetë shenjë e ngushtimit apo të ngurtësimit të arteries, gjë që mund të ndikojë në qarkullim të gjakut.
Nëse e matni shtypjen e gjakut në shtëpi nuk do të duhej të pini duhan, pije me kafeinë apo të ushtroni…
Gjithashtu është e nevojshme të zbrazni fshikëzën. Uluni me shpinën drejt dhe mbështetuni.