Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Suhareka – Drita, shkruan indeksinline.
Verdhezinjtë janë në venidn e katërt me 17 pikë, një më pak se kaltërebardhët të cilët renditen në vendin e tretë.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Ferizajit.
Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Ferizaji e shtata me 14 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.