Pakistani ka refuzuar ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.
Pakistani ka shprehur falenderimin për ftesën e pranuar, megjithatë, Zyra për Punë të Jashtme e këtij shteti ka thënë se do të jenë të zënë duke u marrë me një “gamë të gjerë çështjesh”, transmeton Demokracia.com.
“Pakistani është një demokraci e madhe funksionale, me një gjyqësor të pavarur, shoqëri civile “të gjallë” dhe media të lira”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.
Në fund të njoftimit thuhet se Pakistani vlerëson partneritetin me SHBA-në dhe dëshiron ta zgjerojë atë në aspektin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Samiti për Demokraci do të fillojë sot dhe do të zgjasë edhe nesër, më 10 dhjetor, transmeton Demokracia.com.
Biden – që është i vendosur që t’i tregojë botës se demokracia mund të funksionojë ende teksa autoritarizmi po rritet në mbarë botën – do të flasë nga Shtëpia e Bardhë, duke hapur kështu Samitin për Demokracinë.
Biden është zotuar se do ta organizojë këtë samit në nisje të mandatit të tij presidencial, me qëllim që të përforcojë angazhimin e SHBA-së që të vendosë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme të Uashingtonit, tha administrata e tij përmes një deklarate.