Jeni kaq ‘eksituar’ sa askush nuk mund t’ju refuzojë? Ja si të “të bjerë luga në mjaltë” edhe për ju
Si ta ktheni dëshirën e fortë në avantazh për marrëdhënien
Teknikat joefektive të seksit janë një nga arsyet pse disa gra refuzojnë seksin, sepse përse dikush që nuk ndien kurrë kënaqësi do të donte seks gjatë gjithë kohës, paralajmëron ekspertja e marrëdhënieve të çifteve, Tracey Cox.
Për personat me libido të lartë është e vështirë të kuptojnë se dikush mund të mos e dëshirojë seksin, ndaj ndonjëherë mendojnë se partneri dëshiron seks, por thjesht jo me ta, shpjegon Tracey Cox, eksperte britanike e marrëdhënieve dhe seksit, duke shtuar se “jo”-ja nuk duhet marrë personale, sepse problemi shpesh është realisht mungesa e dëshirës.
– Personi me libido më të ulët nuk ka faj që nuk reagon çdo herë kur sheh gjoks apo një biceps të theksuar, ashtu siç as ju nuk keni faj që reagoni, thotë Cox dhe thekson se menaxhimi i prodhimit të testosteronit (doza të larta te personat me libido të lartë dhe të ulëta te ata me libido të ulët) është jashtë kontrollit tonë dhe ndikohet nga shumë faktorë.
– Mënyra se si e trajtoni dikë në shtrat reflektohet edhe në aspekte të tjera të marrëdhënies, ndërsa grindjet për fajësinë nuk ju çojnë askund, thekson ajo, duke shtuar se është e rëndësishme të dihet se sasia e seksit që dëshiron dikush nuk varet nga gjinia, pavarësisht bindjeve shoqërore, sepse “jo të gjitha gratë kanë libido të ulët dhe jo të gjithë burrat libido të lartë”.
Ajo ka ndarë disa këshilla për personat me libido të fortë, transmeton Telegrafi.
gettyimages
Masturboni më shpesh
– Po, kjo vlen për të dyja palët; masturbimi nxit dëshirën për orgazmë, por edhe na çliron nga tensioni, shpjegon ajo.
Shikojini gjërat nga një kënd tjetër
Mendoni se si do të ndiheshit nëse pala tjetër do të tregonte se nuk dëshiron prekje, puthje apo seks, thotë Cox, duke shpjeguar se personat me libido më të lartë e kanë të vështirë të besojnë se të tjerët vërtet duhet “të punojnë” për të ndier dëshirë seksuale.
Bëjeni teknikën sa më të mirë të jetë e mundur
– Teknikat joefektive seksuale janë një nga arsyet pse disa gra refuzojnë seksin, sepse pse do të dëshironte dikush seks vazhdimisht nëse kurrë nuk arrin orgazmën, paralajmëron Cox.
Bëhuni i dashuri/i dashura e ëndrrave të saj/tij, jo i/e juaji/a
– Edhe nëse jeni shumë të mirë teknikisht, kjo nuk ka shumë rëndësi nëse gjithmonë përpiqeni të “ringjallni” fantazitë tuaja dhe jo të sajat, thekson Cox. Ajo shton se partneri/partnerja do të dëshirojë më shumë seks nëse vërtet kënaqet me të.
Kushtojini vëmendje momentit kur ai/ajo dëshiron seks
– Cila është ora e ditës, çfarë ka ndodhur më parë, kush e ka bërë hapin e parë – të gjitha këto do t’ju ndihmojnë që herën tjetër të krijoni atmosferën e dëshiruar, thotë Cox.
Mendoni nëse jeni vërtet të etur për seks
– Mos e përdorni seksin si justifikim, nëse në të vërtetë dëshironi afërsi ose përkëdhelje, por nuk dini si ta shprehni, paralajmëron Cox.
Mos kërkoni më shumë sesa mund të përballoni
Mos kërkoni “orgji seksuale” nëse do t’ju mjaftonte edhe një “kafshatë”, thotë Cox, duke shpjeguar se “vetëm sepse asaj nuk i del gjuha nga goja kur ju sheh, nuk do të thotë se i intereson më pak”.
Ajo shton gjithashtu se nuk duhet të prisni gjithmonë ‘maratonë seksuale’, por ndonjëherë të kënaqeni edhe me seks të shpejtë, sepse edhe ai mund të jetë fantastik.
























