Juventus ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantas, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në Bergamo.

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por bardhezinjtë arritën të marrin tre pikë të arta në garën për zonën e UEFA Champions League.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Boga, i cili rezultoi vendimtar në këtë përballje, duke i dhënë Juventusit një fitore që mund të peshojë shumë në fund të sezonit.

Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke forcuar pozitat në garën për një biletë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, vëmendje tërheq fakti se sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk u aktivizua asnjë minutë edhe në këtë takim, duke vazhduar të mbetet jashtë planeve të trajnerit Spalletti.

Related Posts