Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se vendit i duhet një president apo presidente që në momente të caktuara mund t’ia kthejë fjalën Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se për një kandidat/e të tillë nevojitet konsensus mes partive dhe të mos bëhet bllokadë.

“Vetëvendosje nuk i ka votat për president. I duhetn 80 vota në kuti për t’iu bërë kuorumi”, tha ai.

“Opozita nuk i ka votat për president. I duhen 80 vota në kuti”.

“Pra ne jemi në situatë bllok nëse ndahen në këtë mënyrë. Prandaj, duhet konsensus”.

“Duhet konsensus, të gjendet një kandidat të cilin e votojnë të gjitha partitë politike, por duhet një president i cili ka guxim në momente të caktuara me ia kthy edhe fjalën, me ia kthy edhe ligjet Qeverisë”.

 

Related Posts