Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se Edi Rama ka bërë çmos që të lirohe krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

Ndërkaq, për Albin Kurtin tha se ka dhënë kontribut që ata të dënohen.

“Çka ka bërë Edi Rama për ata që janë në Hagë, nuk ka bërë askush më shumë, jo në Kosovë, kurrë, asnjëherë”.

“Ne e kemi një kryeministër në pushtet dhe një parti në pushtet që jep kontribut të vazhdueshëm që Hashim Thaçi dhe të tjerët të dënohen, ata japin kontribut që të dënohet Hashim Thaçi, të mbetet në burg”.

“Ndërkohë, Edi Rama punon çdo ditë që ata njerëz jo me u shpall të pafajshëm, Kosova me u shpall e pafajshme në një gjyq krejtësisht absurd. Për këtë arsye unë i përkulem Edi Ramës çka ka bërë me këtë kauzë”, u shpreh tutje Kajtazi

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts