Kajtazi thotë se rezultatet e kandidatit të LDK-së në Mitrovicë janë të çuditshme
Në Rubikon në Klan Kosova, opinionisti Vehbi Kajtazi tha se rezultatet e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë janë të çuditshme.
Sipas tij, LDK-ja do të duhej të ketë vëmendjen nëse votat ia vodhën, shitën apo keqpërdoren.
“Në radhë të parë nuk janë certifiku, zyrtarisht asnjëri nga subjektet politike nuk i ka kontestu në rastin e votimit me qenë më të kujdesshëm sepse mund të cenohet besimi në votë. Tani prokuroria zyrtarisht është deklaru se po merret me këtë rast. Duhet të shohim një rezultat, qoftë i mirë apo i keq”, tha Kajtazi.
Ai ndër tjerash tha se nuk e di se pse Gëzim Plakolli është kryetar i degës në Mitrovicë.