Dy ditë më parë, Egla Ceno hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t i rikthy në shtëpi në kuadër të sfidës që banorët kanë këtë javë, ajo e mos reagimeve.
Lidhur me rifutjen e saj në shtëpi, ndonëse për pak minuta, Egla ka bërë një postim ditën e sotme.
Aktorja e njohur shprehet se ishte super ndjesi rikthimi i saj aty, duke qenë se nuk është konkurrente.
Ajo shton se aty brenda ndjen energjinë e secilit dhe e kupton se kush shkon drejt podit, finales.
Ajo shkruan për përqafimin që Gjesti i dha asaj, apo puthjen që vetë ajo i rrëmbeu Laertit. Egla shton se ka në mendje 3 finalistë dhe se të 4 do e shtonte sa për të plotësuar numrin.
“Kam dhe fituesin, ai është një mashkull”, shkruan Egla në fund të postimit në “Instastory”.