Pal – I. Idrizi, Gjermani
___
Miqtë e mi të dashur!
Zonja e zotërinj!
Diku, nga fundi i vitit 2016, takova një profesor të gjuhës gjermane (në qytetin ku unë jetoj, Inglostadt), rastësishtë.
*
Profesori i gjuhës gjermane, në New York.
Gjatë bisedës, më pyeti: Nga je?
Nga Prishtina, i them.
„Shqiptar je“, apo?
Po. Shqiptar jam, i’u përgjigja.
Bëri një sjellje…të çuditshme, la të kuptohej jo mirë nga unë.
Si me të qeshur, i’a ktheva: Si ju që jetoni larg vendëlindjes edhe unë, duhet të kemi një përjetim ndjesie të njejtë për vendorigjinën. Unë jam k’tu… ?? I detyruar. Kurse juve profesor, është profesioni i juaj, apo jo?
-„Po, e di, di dhe historin tuaj“, mu përgjigj profesori.
„Edhe vet kam qenë në Kosovë“, ma ktheu ai.
Edhe?
„Ka shumë Shqiptar në New york, kam biseduar e takuar shumë shqiptar atje, krijova një përshtypje shumë të mirë për juve. Kam qenë edhe pjesë në manifestimet e tyre, ku mbahet marshimi tradicional, në New York“.
„Pash veshjet tuaja të bukura, muzikën dhe harmonin me njëri-tjetrin, kultura e gjuha e juaj është për t’u vlersuar“.
„U bëra shumë kurreshtar (thot profesori), dhe doja të mësoja më shumë për juve, vendin tuaj“. „Vendosa t’a vizitoja përsonalisht Kosovën, sepse mbeta pa fjalë me atë çfarë shikoja tek shqiptarët e New York-ut“.
„Ka shqiptar në Kosovë“?
Më pyeti gjermani!
Po i thash si s’ka. Ne jemi afro 97/98 % Shqiptar.
„Më vjen keq“, ma ktheu profesori, duke tundur kokën!?
„Unë kam qenë mësimdhënës edhe në botën Arabe. Vendi i juaj… ngjante me njërën nga këto vende“.
„Shumë, shumë pak kam takuar, individ e mos të them grupe njerëzish që të ngjanin me shqiptarët e New York-ut“.
„Rrugëve të qyteteve tuaj, shihja veshje krejt ndryshe nga ajo që kisha paraftyruar“.
„Përshëndetjet, sjelljet, pamja, ishin po të njejta me ato të botës arabe“.
„Në Avganistan (më thotë profesori), kam dhënë mësim, as atje nuk kam parë aq shumë xhamia sa keni ju në Kosovë“.
„Në Kosovë, nuk përshëndesnin si shqiptarët në New York, shqip“.
Etj. etj.
Kjo ishte një „SHUPLAKË“ shumë e fort për mua.
Është e kot të përpiqem e të justifikohem, z. Profesor ,i’a ktheva.
As që dua t’a provoj një gjë të tillë. Sepse keni plotësisht të drejtë.
Kjo është njëra nga arsyet e mia, përse unë nuk mundem dhe nuk kam një vendim aq të lehtë që të kthehem në vendëlindjen time.
Troç, i’a thash: Profesor ne jemi prap të pushtuar. Jemi… edhe më keq, të tradhtuar. Sepse kjo po ndodh në sy e në pranin e ndërkombëtarëve.
Kjo bisedë miqësore, zgjati shumë. Por, më bëri të mendoja gjatë.
Si mundet, si ta kuptojmë, jemi si mos më keq?
Si ka mundësi?
Shqiptarët në emigrim, përpiqen me të gjitha forcat të mbajnë gjallë, kulturën, gjuhën, historinë e simbolet,etj. kurse në atdhe…???
Atdheu ynë i dashur, është ngulfatur nga kulturat e huaja, kryesishtë nga bota turko-arabe.
Nga këtu më erdhi idea, Duhet vepruar tani, dhe asnjë ditë më vonë.
Duhet edhe njëherë të sakrifokoj bashkë me miqtë e mijë bashkëveprimtar të dikurshëm.
Më pas me 2017, isha edhe në Gjenevë të Zvicrës, për të kremtuar ditëlindjen e Gjergj Kastriotit. Aty, tek po shikoja, mu kujtuan (jo se nuk e dija), një nga një fjalët e Profesorit të gjermanishtës.
Përfundimishtë, si ide, e shpalosa para miqve të mi. Më: 06 maj 2021 , Prishtinë, Përherë të parë, Pas shumë shekujve, festohet ditëlindja e kryheroit Gjergj Kastrioti.
Ishte apo bëmë një hap para, përpjekja e parë, për t’i kthyer pamjen e gjallërinë atdheut, krenarin e tij të nëpëkëmbur nga…???
Mirë dhe të vazhdoi k’shtu mërgata shqiptare. Por, duhet kjo të ndodhi më parë në atdhe, atje nga e kemi origjinën, në atdheun tonë të dashur. Kjo ishte dhe është çmimi për çfarë dhe ranë në fushën e nderit, Dëshmorët e atdheut.
Pal
Islam Idrizi
19.04.2024 Ingolstadt.