Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit te Kalaja, në Vlorë.
Shoferi, Perparim Kapaj, 62 vjeç, është lënduar rëndë dhe transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia Rrugore dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, të cilat dyshohet të jenë shpejtësia e lartë ose defekt në frenim.























