Kanosje dhe dhunë në familje në Istog, babai kërcënon se do ta mbysë me thikë djalin e tij 15-vjeçar

Një rast i rëndë dhune në familje dhe kanosjeje është regjistruar mbrëmë në fshatin Kaliqan të Istogut, ku një burrë ka kërcënuar se do ta vrasë me thikë djalin e tij 15-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator rreth orës 23:30, kur ish-bashkëshortja e të dyshuarit, L.K. (1987), ka njoftuar Policinë se ish-burri i saj, K.S. Z., rreth 40-vjeçar, kishte telefonuar njërin nga djemtë dhe i kishte thënë se do ta mbyste me thikë vëllain tjetër, duke shtuar se “nesër do ta varros në orën 15:00”.
E shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, nëna kishte shkuar menjëherë tek shtëpia e ish-bashkëshortit për ta marrë djalin, por aty i dyshuari e kishte kapur për maicë pranë fytit, duke mos e lejuar të largohej bashkë me të miturin.