Policia dje në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, ka kryer kontrollin e një apartament, me ç’ rast ka arrestuar tre persona, si dhe ka gjetur dhe sekuestruar armë, thikë dhe substancë narkotike.
Në njoftimi e policisë thuhet se të dyshuarit janë B. H. 30 vjeç, M. B. 29 vjeç, dhe H. H. 27 vjeç.
Ndërsa janë sekuestruar një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm, një thikë, si dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.