Pas një operacioni intensiv kërkimor që zgjati gjatë natës, Policia e Kosovës ka arritur të kapë Astrit Isufin , i dyshuari për vrasjen e rëndë të Naim Morinës dhe Driton Morinës në fshatin Golluboc të Malishevës.

Si ndodhi vrasja?

Më 06.11.2025, rreth orës 11:25, njësitë e hetimeve rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dy vëllezërit Morina ishin qëlluar për vdekje para shtëpisë së tyre.

Trupat e pajetë, fillimisht të vendosur në QMF Kijevë, janë tërhequr nga mjekësia ligjore dhe dërguar për autopsi në IML Prishtinë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Operacioni i kërkimit

Pavarësisht kontrolleve intensive, gjatë ditës së djeshme nuk është arritur të lokalizohet i dyshuari Astrit Isufi.

Rasti kishte implikuar edhe një motiv të rënduar familjar, pasi viktimat ishin vëllezër, ndërsa bashkëshortja e të dyshuarit është motra e tyre.

Kapja e të dyshuarit – i plagosur

Sot, më 07.11.2025, rreth orës 06:24, një zyrtar policor ka njoftuar se ka ndalur Astrit Isufin në fshatin Plloqicë, ku i njëjti është gjetur i plagosur, dyshohet nga armë zjarri.

Related Posts