Një rast vjedhjeje është shënuar sot në një lokal në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës dhe nuk është vërejtur nga askush në momentin kur ka ndodhur, transmeton Rilindjashqiptare

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se një person ka marrë një kuletë të harruar nga një qytetar brenda lokalit. Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar personin e dyshuar.

Rilindjashqiptare do t’ju mbajë të informuar me detaje të tjera për këtë rast.

Related Posts