Në pikëkalimin kufitar të Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar lëndë narkotike dhe në pranga ka përfunduar drejtuesi i një mjeti.

A2 CNN raporton duke iu referuar burimeve se në doganë është sekuestruar drogë e presuar në formë çokollate ndërsa po bëhet peshimi i sasisë.

Sipas raportimeve, paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate.

Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin, por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjetur sasia e lëndës narkotike.

Operacioni vijon pasi policia ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në sasinë e drogës së kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Related Posts