Sot, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të aprovohet Projektligji për Trustin, ligj ky i cili do ua mundësonte qytetarëve që të tërheqnin një pjese të parave.
Njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka qenë kundër këtij ligji, është Armend Muja.
Muja, ishte shprehur se duhet ndaluar çdo nismë ligjore që tenton të preken kursimet pensionale.
Pavarësisht gjendjes së rëndë ekomonike të qytetarëve dhe nevojës për tërheqjen e këtyre parave, Muja, me disa kolegë të tij dolën kundër.
Por kundërshtimi i deputetit të VV-së, Armend Muja, kundër tërheqjes së parave nga Trusti, si duket ka të bëjë me të hyrat mujore të tij, pasi ka një pasuri mjaft të bollshme.
Sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë, Muja, merr pagë mujore nga parlamenti i Kosovës, në vlerë prej 1,800.00 eurove.
Madje, Muja, merr pagë mujore edhe nga Riinvest në vlerë prej 2,250.00 eurove. Të dy këto rroga të Mujës, kanë vlerën me mbi 4000 eurove.