Real Madridi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me mbrojtësin anglez Marc Guehi, raporton Florian Plettenberg nga “Sky Sports”, por edhe Barcelona, Liverpooli dhe Bayern Munich po e monitorojnë situatë, me gjermanët që shihen po ashtu serioz.

Kontrata e Guehi me Crystal Palace është e vlefshme deri në vitin 2026, por Bayern Munich thuhet se po shqyrton mundësinë e një transferimi të lirë kur marrëveshja të skadojë, në varësi të së ardhmes së Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, është një admirues i madh i mbrojtësit anglez, dhe sipas raportimeve, bisedimet paraprake me përfaqësuesit e lojtarit tashmë kanë filluar.

Nga ana tjetër, Real Madridi, nën drejtimin e Xabi Alonsos, e sheh Guehin si një opsion afatgjatë për të forcuar repartin defensiv, për shkak të pasigurisë që ekziston rreth gjendjes fizike të David Alabas dhe Antonio Rudiger.

Për mbrojtësin 25-vjeçar të Crystal Palace, ka interesim gjithashtu edhe nga Barcelona dhe Liverpooli.

Duke e parë kontratën, ofertat për anglezin mund të vijnë që në janar, pasi çmimi mund të jetë dukshëm më i ultë.

Related Posts