Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Bresje të Fushë Kosovës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës.

“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Related Posts