KEDS-KESCO vazhdon keqtrajtimin e qytetarëve – Mërgimtari endet dy net pa rrymë, pavarësisht pagesës

Një mërgimtar që ka ardhur për pushime në Kosovë po përballet me neglizhencë dhe keqtrajtim nga ana e KEDS/KESCO. Edhe pse ai ka paguar rregullisht energjinë elektrike për banesën e tij, ende nuk është rikyçur në rrjet nga ana e kompanisë, duke shkelur kështu të gjitha rregullat që i obligojnë ata të veprojnë në kohë të arsyeshme
Për më tepër, qytetari ka kaluar tashmë dy net në hotel për shkak të mungesës së rrymës në banesën e tij. Ai ka shprehur shqetësimin dhe ka kërkuar ndihmë tek KEDS, KESCO dhe madje edhe tek policia, por pavarësisht përpjekjeve dhe interesimit, situata nuk ka ndryshuar dhe banesa e tij vazhdon të jetë pa energji elektrike.
Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi profesionalizmin dhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë për detyrë të sigurojnë shërbime bazike për qytetarët. Keqtrajtimi ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj mërgimtarëve që vijnë për të kaluar pushimet në atdhe, është i papranueshëm dhe kërkon reagim urgjent institucional.