Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të ndalet nga puna sonte.

Kjo për shkak të problemeve të ndjeshme me humbjen e ujit.Për këtë KEK, thotë se ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike.Njoftim për Ndaljen e Njësisë A3

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju njofton se njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të ndalet nga puna sonte, më 08.04.2025, në orën 23:59, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit. Për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh, është e nevojshme që kjo njësisë të ndalet deri në verifikimin e plotë të gjendjes.

Related Posts