Autori dhe prezantuesi i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka treguar se Gjykata Speciale nuk ia ka hequr asnjë pyetje që ia ka dërguar ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ndër të tjera, gazetari tha se nuk është në dijeni nëse përgjigjet janë redaktuar, megjithatë shtoi: “pak ose hiç”.

“Unë kam dërguar pyetje dhe kam thënë “nëse i lejojnë të gjitha, shumë mirë, nëse i heqin 20 për qind ose 30 për qind, sërish mirë”. Asnjë nuk e kanë hequr, pastaj për pjesën e përgjigjeve nuk e di a kanë redaktuar diçka. Por kam përshtypjen që pak ose hiç”, tha Kelmendi.

Related Posts