Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar refuzimin e LDK-së që të shkojë në takimin në të cilin e ka ftuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kelmendi ka thënë se LDK-ja nuk ia ka asnjë borxh Kurtit teksa ka kujtuar herët kur kjo parti e ngriti në postin e kryeministrit.

“Për herë të parë Kurti ishte bërë kryeministër me votat e LDK-së. Pas vetëm disa ditësh ua kishte shkarkuar një ministër pa asnjë konsultim, ndërkohë që për mbi 4 vjet Kurti nuk e ka shkarkuar asnjë ministër të LVV-së, ndonëse disa kanë gëluar në skandale dhe dyshime korrupsioni”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, LDK-ja ia kishte mundësuar Kurtit vazhdimin e qeverisjes, duke siguruar kuorumin për votimin e Osmanit Presidente, gjë që ndihmoi çuarjen e mandatit deri në fund.

“Çka u arrit?! Sipas LDK-së, dhe jo vetëm, Kurti dështoi. Për këtë arsye, qëndrimi i LDK-së është shumë parimor: Mos llogaritni në asnjë votë të LDK-së për asgjë”, ka vlerësuar ai.

“I tha jo ftesës së parë pas zgjedhjeve, me konsistencë u refuzua Kurti edhe herën e dytë. Krejt ndryshe është situata me PDK-në. PDK-ja bëri mirë që tha – po”, ka theksuar Kelmendi.

“Edhe në këtë qëndrim të PDK-së ka konsistencë. Krasniqi kishte takuar Kurtin edhe vitin e kaluar, vetëm, për caktimin e datës së zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Sipas Kelmendit, PDK-ja, po ashtu, asnjëherë s’ka thënë s’votojmë askë të LVV-së për kryetar Kuvendi. Kanë thënë s’votojmë me imponim dhe s’votojmë pa marrëveshje

“Edhe nesër këtë mund të llogarisin. Ta bindin Kurtin se nuk mundet vetëm, nuk mundet vetë dhe nuk mundet pa marrëveshje. Topi është te Kurti”.

Related Posts