Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 18 mars 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të sajë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i pa njohur N.N

• Personi kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Related Posts