Fillimisht Fitim Pireva, ka kërkuar ndihmë në emisionin e Edita Dolit, derisa ajo i kishte premtuar se ekipi i saj do të merret me rastin e tij dhe do t’i dalë në ndihmë.
Mirëpo ata kishin zbuluar se i njëjti është duke gënjyer dhe kushtet e tij nuk janë të dobëta.
Emisioni e ka thirrur në telefon atë dje dhe i ka kërkuar atij që të kërkoj fale ose ndryshe do të paditet.
Pireva në fillim heziton, por më pas e pranon se e gjitha ka qenë gënjeshtër dhe madje kërkon falje.
Në emision janë publikuar edhe pamje ekskluzive të kamerave gjersa ai dhe vëllai i tij futen në banesën ku jetojnë me disa vajza.
Ndryshe kjo familje kishte mashtruar tash e disa muaj, duke thënë se janë tre fëmijë jetim dhe nuk kanë kushte për të jetuar.
Pre e mashtrimit të këtyre ka rënë edhe shoqata e udhëhequr nga Halil Kastrati, i cili kishte thënë 2 mijë euro ndihmë.