Partia Demokratike e Kosovës, pas procesimit të votave të fundit, ka arritur të sigurojë mandatin e 23-të në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rezultat, Bekim Haxhiu, i njohur si ‘Kamishi’, është futur në Kuvend, duke u bërë deputet në këtë legjislaturë.

Përveç Haxhiut, PDK do të ketë edhe pesë deputetë të rinj, të cilët janë: Arian Tahiri, Arben Mustafa, Eman Rrahmani, Xhavit Haliti e Besa Kabashi-Ramaj.

Ky rezultat përforcon prezencën parlamentare të PDK-së në legjislaturën e re dhe sjell një përbërje me emra të rinj në radhët e saj.

Related Posts