Ka disa karakteristika që ndikojnë tek meshkujt pa dijeninë e tyre, shkruan “IconStyle”.
Shumë studime janë kryer në shumë vende të ndryshme të botës për një kohë të gjatë rreth kësaj çështje. Gjithsej mijëra femra dhe meshkuj kanë marrë pjesë në këto studime.
Zëri dhe mënyra e të folurit
Në fillim, shkencëtarët zbuluan se meshkujt preferojnë femrat që kanë zë të hollë femëror. Kjo pasi zëri i hollë femëror lidhet rininë, që do të thotë ‘tërheqje’.
Gjatësia
Me siguri të gjithë e dimë se shumicën e rasteve meshkujt preferojnë femrat me të shkurta se vet ata. Dallimi në gjatësi mund të jetë me pak se 20 centimetra.
Mosha
Shpesh shohim çifte ku meshkulli është me i madh se femra. Dhe shumica e çifteve janë kështu. Sidoqoftë, ka edhe shumë çifte të lumtura ku gruaja është më e madhe sesa partneri mashkull.
Shkencëtarët zbuluan se meshkujt më të ri se 20 dhe më të vjetër se 30 preferojnë femrat 24 deri 25 vjeç t’i kenë si partnere të tyre. Kjo për shkak se femrat në këtë moshë kanë më shumë gjasa që të bëhen nëna.
Ngjyra e syve
Shkencëtarët nga Universiteti i Tromso-së në Norvegji thonë se meshkujt me sy të kaltër parapëlqejnë femrat syblu. Sipas tyre, kjo për shkak se ngjyra e syve të fëmijëve u ndihmon atyre të kuptojnë nëse zgjidhja e tyre ishte e mirë.
Meshkujt me sy kafe dhe ata me sy të gjelbër nuk i parapëlqejnë femrat me sy të kaltër.
Makeup
Gjëja më interesante këtu është se femrave në të vërtetë nuk u pëlqen të vendosin makeup por ato mendojnë se meshkujve u përlqen kjo gjë, prandaj edhe shpesh grimohen ashtu.
Pra, femrat që grimohen me ngjyra të theksuara mund të zmbrapsin mashkullin që po përpiqen ta joshin. Andaj mbani këtë në mend kur grimoheni!
Raporti mes belit dhe ijëve
Dr. Cary Fitzgerald, psikolog nga Universiteti i Beaufort-it në Karolinën Jugore, bashk me kolegët e saj kryen një studim dhe erdhën në përfundim se meshkujt i mbajnë mend më shumë femrat të cilat kanë proporcion ideal mes belit dhe ijëve. Këto femra konsiderohen të jenë më tërheqëset.
Sipas këtij studimi, raporti ideal mes belit dhe ijëve është diku 0.7. Për të llogaritur duhet thjeshtë të masësh belin dhe ijët dhe pastajë të pjestosh masën e belit me atë të ijëve.
Rrathët e syve
Aspekti për ngjyrën e syve mund të mos jetë shumë i qartë mirëpo ai për rrathët e syve është shumë i qartë. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se rrathët e theksuar rreth irisit tëheqin meshkujt më shumë.
Ngjyra e flokëve
Shkencëtarët nga Franca kanë kryer një studim rreth çështjes se cilat femra ftohen më shpesh për të vallëzuar në klube të natës: bjondet, brunet apo flokë-kuqet.Si përfundim u nxorr që meshkujt ftojnë më së shumti bjondet. Se dyti brunet dhe si femrat më pak tërheqëse për meshkuj ishin flokë-kuqet.
Gjatësia e këmbëve
Psikologu klinik Leon Zeltzer bëri disa studime në terren dhe në internet që të gjente se çfarë gjatësie e këmbëve është më joshëse për meshkujt. Ai erdhi në përfundim se meshkujt parapëlqejnë femratë me këmbë të gjata.
Ky supozim nuk është në kundërshtim me atë që meshkujve u pëlqejnë femrat e shkurta. Kjo pasi meshkujve u pëlqen kur këmbët e femrave janë të gjata në raport me trupin e tyre. Pra nuk duhet të kesh këmb tejet të gjata që të joshësh një burrë. Ajo çfarë është e rëndësishme është proporcioni mes këmbëve dhe pjesës tjetër të trupit.
Lakimi i mesit të trupit
Lakimi i mesit të trupit është një standard tjetër i bukurisë femërore që është krijuar në mendjen e meshkujve falë evulucionit. Mesatarisht, këndi mes shpindës dhe mollaqeve duhet të jetë 45.5 shkallë. Ky lakim konsiderohet të jetë më joshësi për meshkujt.